Kali iu shmang përplasjes me veturën në momentin e fundit në Turqi

Në qytetin e Tekirdagut të Turqisë për pak sa nuk ka ndodhur një përplasje mes një karroce të kalit me një veturë.

Ngjarja ndodhi në rrethin Kızılpınar të rrethit Çerkezkoy të Tekirdag, e cila u regjistrua nga kamerat e sigurisë së rrugëve.

Ndërsa personi që drejtonte karrocën e kuajve ishte duke lëvizur në drejtim të Çorlusë, dyshohet se ka kaluar në dritën e kuqe në kryqëzim dhe ka dashur të kthehet në drejtim të Kızılpınar Mahallesi.

Ndërkohë në kryqëzim ka hyrë një veturë që ishte në lëvizje të shpejtë, raporton t24.com.tr.

Gjersa karroca dhe vetura u përplasën kokë më kokë në kryqëzim, kali ka shmangur aksidentin duke u ndalur dhunshëm. Ndryshe, policia turke ka nis hetimet rreth rastit. /Telegrafi/

The post Kali iu shmang përplasjes me veturën në momentin e fundit në Turqi appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com