Juventusi synon Pep Guardiolan dhe talentin që kushton 120 milion euro, Joao Felix
Juventusi po përgatitet që të bëjë revolucion në klub duke e emëruar trajner Pep Guardiolan, ndërsa në krye të listës për përforcime është portugezi Joao Felix.
Sport Mediaset shkruan se klubi italian do të synojë nënshkrimin me manxherin e Manchester Cityt, Pep Guardiolan si zëvendësim për Massimiliano Allegri, që do të largohet me shumë gjasa në fund të sezonit.
Edhe emri i Zinedine Zidane është i lidhur me klubin prej disa kohësh, por kampionët e Serie A duan që të filozofia e tyre të lidhet me stilin menaxherial të Guardiolas.

Pep Guardiola . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
Megjithatë, Juventusi ka një detyrë të vështirë ta josh spanjollin 48 vjeçar pasi ka kontratë deri ën vitin 2021 dhe ka pagë prej 23 milionë euro.
Vëllai i Pep, që është edhe menaxher i tij, Pere, ka qenë në një takim me drejtorët e Juventusit në Torino dhe në Milano.
Në anën tjetër po punohet edhe për transferime të reja, ku mesfushori sulmues i Benficas, Joao Felix është në krye të listës.

Joao Felix . (Photo by Carlos Rodrigues/Getty Images)
Gazeta spanjolle AS shkruan se klubi italian është duke e kryesuar garën për yllin 19-vjeçar, i cili gjithashtu është i lidhur me Manchester Unitedin.
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka pasur bisedime në Torino me presidentin e Benfica, Luis Filipe Vieira dhe agjentin e Felix, Jorge Mendes.
Mesfushori sulmues, i cili shënoi kundër Porto të shtunën e ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e Real Madridit, Atlético Madridit dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/
The post Juventusi synon Pep Guardiolan dhe talentin që kushton 120 milion euro, Joao Felix appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com