comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Juventusi afër mbylljes së transferimit të Darmian

Juventusi është në prag të një marrëveshjeje prej 13 milionë eurosh për me mbrojtësin e Manchester Unitedit, Matteo Darmian.

Burime të shumëfishta të mediave në Itali janë të bindur se negociatat janë në një fazë të avancuar mes palëve.

Një kontratë pesëvjeçare është rreshtuar për Darmianin, i cili mund të luajë në të djathtë ose në të majtë, madje edhe në qendër të mbrojtjes.


Juventusi gati të harxhojë 230 milionë euro - Nga Morata te Kovacic e Can, këto janë gjashtë blerjet që po tentohenJuventusi gati të harxhojë 230 milionë euro – Nga Morata te Kovacic e Can, këto janë gjashtë blerjet që po tentohen

Kostoja e operacionit thuhet se do të jetë në rajonin prej 13 milionë eurove dhe bisedimet kanë vazhduar për muaj të tërë.

Matteo Darmian me fanellën e Italisë (Getty Images)

28-vjeçari la Torinon për skuadrën nga Old Trafford në verën e vitit 2015 me një kosto prej 18 milionë euro.

Këtë sezon, Darmiani ka bërë vetëm 17 ndeshje konkurruese për Manchester Unitedin, duke kontribuar me dy asistime.


Marotta: Juventusi dëshiron Perinin dhe DarmianinMarotta: Juventusi dëshiron Perinin dhe Darmianin

Darmian është edhe reprezentues i rregullt i Kombëtares Italiane.

Për të interesim ka shprehur edhe skuadra tjetër italiane, Roma. /Telegrafi/

The post Juventusi afër mbylljes së transferimit të Darmian appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com