comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Jo me ‘diss’ apo dedikim, Melinda vjen ndryshe me këngën e re “Çifteli”

Rap-artistja e re e skenës, Melinda, ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

“Çifteli” titullohet kënga e saj e re, e cila njëherësh shënon projektin e saj të parë muzikor që nuk është ‘diss’ ose dedikim ndaj dikujt.

Foto: Melinda Ademi/YouTube

Muzika është punuar nga Panda Music, gjersa për tekstin janë kujdesur Melinda, Tonic dhe Denk.

“Çifteli” vjen e vizualizuar edhe me një klip, në të cilin Melinda shfaqet mjaft atraktive dhe me performancë të veçantë.

Melinda ka debutuar vitin e kaluar në estradën shqiptare, teksa projektet e saj janë pëlqyer dhe pritur shumë mirë nga publiku shqiptar.

Në një intervistë të dhënë për Telegrafin në fund të vitit të kaluar, rap-artistja e kishte përkufizuar vitin 2018 si një nga më të rëndësishmit për karrierën e saj.

“2018 ka qenë shumë interesant për mu, ka qenë viti kur e kam lënë New Yorkun për Kosovën, viti kur jam bërë pjesë e Panda Music (Tonic, Denk dhe DJ Banz), edhe me ta bashkë e kemi realizu projektin tim të parë muzikor “Lulija”. Gjithashtu e kam publikuar projektin e ri “Palo”, edhe jam shumë krenare për këtë këngë, jam e motivuar për të ardhmen dhe besoj se ky është veç fillimi”, ka thënë Melinda. /Telegrafi/

The post Jo me ‘diss’ apo dedikim, Melinda vjen ndryshe me këngën e re “Çifteli” appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com