comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

James Bond 25 mund të shtyhet deri në vitin 2020

Filmi James Bond 25 ka mbetur par egjisor dhe tash duket se edhe data e lansimit mund të shtyhet për vitin 2020.

Mediat amerikane spekulojnë se Bond 25 do të lansohet më vonë se sa në nëntor të vitit 2019, potencialisht duke shkaktuar shtyrjen e premierës për vitin 2020.

Filmi i James Bond po shtyhet për shkak të largimit të regjisorit, Danny Boyle, i cili u largua për shkak të dallimeve kreative vetëm tri muaj para fillimit të xhirimeve.

Filmi u mendua të lansohej më 25 tetor të vitit 2019, por një efekt domino mund të kaplojë para-produksionin e filmit, për shkak të mospajtimeve për skenarin e Boyle.

Produksioni i filmit pritet të angazhojë një regjisor e skenarist të ri, teksa kjo mund të ndnikojë edhe në lokacionet e xhirimeve.

Xhirimet u menduan se do të nisin në dhjetor, por pritet që të shtyhen deri së paku në janar të vitit të ardhshëm.

Nëse do të ketë shtyerje në xhirime, atëherë do të jetë hera e parë që një film i Bond mund të lansohet gjatë verës, ose të shtyhet për një vit të tërë. /Telegrafi/

The post James Bond 25 mund të shtyhet deri në vitin 2020 appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com