Izraeli miraton 1.500 njësi të reja banimi në Bregun Perëndimor

Autoritetet izraelite mbrëmë vonë miratuan ndërtimin e qindra njësive të reja të banimit në Bregun Perëndimor, transmeton Anadolu Agency.

Sipas mediave izraelite, Këshilli i Planifikimit Suprem i Izraelit dje miratoi ndërtimin e 1.500 njësive të reja të banimit në të gjithë Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Medit raportuan se 1.000 prej njësive të reja të banimit do të ndërtohen në vendbanimet Tana, Omrim, Carmel, Ali Zahav, Tzofim, Talmon, Neve Daniel dhe Kiryat Araba.

Rreth 500 njësi të tjera do të ndërtohen “përgjatë Judea-s dhe Samaria-s”, një term hebre për Bregun Perëndimor.

Rreth 600 mijë izraelitë aktualisht jetojnë në më shumë se 100 vendbanimeve me origjinë hebreje të ndërtuara në të gjithë Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që kur Izraeli pushtoi territoret në vitin 1967.

Palestinezët, nga ana e tyre, duan këto zona së bashku me Rripin e Gazës, për një shtet të ardhshëm të Palestinës.

E drejta ndërkombëtare i sheh Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si “territore të pushtuara” dhe gjithë veprimtarinë e ndërtimit të hebrenjve në këto territore i konsideron si të paligjshme.

The post Izraeli miraton 1.500 njësi të reja banimi në Bregun Perëndimor appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com