Interi rikthehet në Ligën e Kampionëve pas fitores së çmendur me rikthim te Lazio
Interi ka arritur ta fitojë ndeshjen e fundit të kampionatit në Serie A ndaj Lazios në udhëtim me rezultat 2-3 dhe ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Pjesa e parë e takimit ishte shumë aktive me të dyja skuadrat që krijuan shumë raste, por ishin vendasit që patën diçka më shumë nga loja dhe shënuan dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e nëntë të ndeshjes dhe ishte Ivan Perisic që devijoi një goditje të fortë të Adam Marusic për epërsinë e Lazios 1-0.

Festa e Lazios pas golit të parë (Getty Images)
Megjithatë, Nerazzurrët arritën të kthehen në lojë duke shënuar për 1-1 në minutën e 29-të me anë të Danilo D’Ambrosios.

Momenti i golit nga D’Ambrosio (Getty Images)
Në fund të pjesës së parë ishte Felipe Anderson (41′), i cili shënoi për 2-1 pas një kundërsulmi dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi.

Anderson kaloi Lazion në epërsi (Getty Images)
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por mysafirët arritën të shënojnë dy gola dhe të fitojnë ndeshjen.
Fillimisht ishte Mauro Icardi (78′), i cili barazoi 2-2 nga pika e bardhë dhe Matias Vecino (81′) shënoi me kokë për 2-3 dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar.
82′ – GGGGGGGGGGGGG
LLLLLLLLLL!!!!
V E C I N O!!!!!#LazioInter 2-3
— Inter (@Inter) May 20, 2018
Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten të kualifikuar në Ligën e Kampionëve, pasi përfundon në pozitën e katërt me 72 pikë, po aq sa ka edhe Lazio në vendin e pestë, por me rezultate më të këqija në ndeshjet direkte. /Telegrafi/
¡EL @inter VUELVE A LA CHAMPIONS! Con este heroico gol de Matias Vecino, el #InterMilan le dio la vuelta al marcador y celebra su clasificación a la Fase de Grupos de la @ChampionsLeague
pic.twitter.com/JdYLyIfGi5
— Rogelio Arosemena (@Rarosemena11) May 20, 2018
The post Interi rikthehet në Ligën e Kampionëve pas fitores së çmendur me rikthim te Lazio appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com