comment Add Comment
Posted on Last updated

Interi merr tri pikë me shumë vuajtje ndaj Torinos

Interi ka shënuar fitore ndaj Torinos me rezultat 1-0 në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes nuk solli edhe shumë raste, me Torinon që ishte më e rrezikshme.

Në minutën e 20-të ishte Nikola Vlasic që gjuajti bukur, por Samir Handanovic bëri pritje të madhe.

Edhe në pjesën e dytë Torino e nisi më mirë me Antonio Sanabria   që rrezikoi, por Handanovic ishte në vend.

Në minutën e 57-të, Ricardo Rodriguez i Torinos gjuan bukur, por sërish Handanovic ishte në vend.

Interi u këndell vetëm në 15 minutat e fundit, kur Milan Skriniar kishte rastin e parë, por portieri ishte në vend.

Pas tij ishte radha e Lautaro Martinez, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

Në minutën e 89-të në skenë doli Marceo Brozovic, i cili mori një pasim të bukur nga Nico Barella, për të shënuar për 1-0.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Interi mori fitoren e katërt në Serie A. /Telegrafi/

The post Interi merr tri pikë me shumë vuajtje ndaj Torinos appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com