I bie iPhone nga aeroplani, prodhuesi i dokumentarëve filmon rënien e tij

iPhone ra nga një lartësi prej 300 metrash.

Prodhuesi i dokumentarëve, Ernesto Galiotto, filmoi nga një aeroplan për një projekt.

Ai e mbajti iPhone 6s të tij nga dritarja e fluturakes me një motor por një erë e fortë i mori atij telefonin nga dora.

Videoja e mëposhtme tregon aksidentin në rreth 1:15 minuta. Video e rënies mund të shihet menjëherë më pas, transmeton Telegrafi.

Rënia nga rreth 300 metra zgjati 15 sekonda.

Ditën tjetër ai përdori aplikacionin Find-my-iPhone të Apple për të shfaqur pozicionin e fundit të telefonit celular.

Së bashku me një mik ai filloi kërkimin dhe kur arritën në vendndodhjen GPS, ai shpejt dalloi iPhone-in e tij. /Telegrafi/

The post I bie iPhone nga aeroplani, prodhuesi i dokumentarëve filmon rënien e tij appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com