Hoti zhvillon takim me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, flasin për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar një takim me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga Shefi i Misionit të FMN-së për Kosovën, Gabriel Di Bella.

Hoti ka thënë se në takim kanë biseduar për çështje me rëndësi nga fusha ekonomike, transmeton Telegrafi.

“Biseduam për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik, Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, Programin e ri Ekonomik për vitin 2021, si dhe çështje të tjera me rëndësi nga fusha ekonomike”, ka thënë ai.

Hoti tutje ka shkruar “ e vlerësoj lart bashkëpunimin me FMN-në dhe jemi të përkushtuar në thellimin e këtij bashkëpunimi”./Telegrafi/

The post Hoti zhvillon takim me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, flasin për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com