Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se seanca e së mërkurës është shtyrë dhe sipas tij Kuvendi është bërë jofunksional.
Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se është urgjente funksionalizimi i institucioneve legjitime përmes zgjedhjeve të lira e demokratike.
“Seanca e nesërme e Kuvendit shtyhet. Kuvendi është bere jo funksional. Kuvendit i ka humbur kuptimi, si institucioni me i larte i shtetit. Është urgjente funksionalizimi i institucioneve legjitime, përmes zgjedhjeve te lira e demokratike”, shkruan Hoti. /Telegrafi/
The post Hoti: Shtyhet seanca e së mërkurës, Kuvendi është bërë jofunksional appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com