comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Hazard: Ndjehem mirë te Chelsea, por nuk i dihet pas dy muajsh

Ylli i Chelseat, Eden Hazard ishte më pak se bindës kur u pyet për të ardhmen e tij në klub, duke thënë se është i lumtur në këtë moment, por situata mund të ndryshojë.

Belg ka qenë vazhdimisht i lidhur me një largim, por duket se ardhja e Sarrit si trajner e ka gëzuar lojtarin.

“Për momentin unë jam mirë, por në dy muaj mund të jetë ndryshe”.

“Unë do të vazhdoj stërvitjet dhe lojën në fushë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë, nëse unë shënoj atëherë është mirë”.

Duke parë Ligën Premier ai beson se shoku i tij i skuadrës N’Golo Kane është ndër lojtarët më të mirë në botë.

“Në ligë kemi shumë lojtarë të mirë, Aguero është një nga më të mirët, si De Bruyne i cili është i lënduar në këtë moment”.

“Mo Salah ishte më i miri sezonin e fundit dhe Kante është një nga më të mirët nga ekipi ynë”, ka thënë Hazard. /Telegrafi/

The post Hazard: Ndjehem mirë te Chelsea, por nuk i dihet pas dy muajsh appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com