comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Haxhiu e quan absurd vendimin e Kushtetueses për paga, paralajmëron kallëzime penale për kryeministrin dhe ministrat

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e ka quajtur absurd dhe të padrejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me rritjen e pagave për kabinetin qeveritar.

Haxhiu e cila njëherësh ishte dhe parashtruesja e ankesës në këtë gjykatë lidhur me vendimin e kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagave, ka thënë se Qeveria nuk ka të drejtë ta zbatojë atë vendim skandaloz e të paligjshëm.

Këto komente Haxhiu i bëri përmes një postimi në Facebook, ku paralajmëroj edhe kallëzime penale për kryeministrin dhe ministrat.


Kushtetuesja merr vendim në favor të Haradinajt për çështjen e rritjes së pagaveKushtetuesja merr vendim në favor të Haradinajt për çështjen e rritjes së pagave

Postimi i plotë:

Aktgjykim absurd dhe i padrejtë i Gjykatës Kushtetuese

Qeveria nuk ka të drejtë të zbatoj atë vendim skandaloz e të paligjshëm.

Agjensioni Kundër Korrupsionit ka vlerësuar që rritja e pagave për vete është konflikt interesi në këtë drejtim nëse Qeveria nuk e shfuqizon atë vendim, konsumon veprën penale të konfliktit të interesit.

Nëse Qeveria nuk e shfuqizon, ne do bëjmë kallëzime penale për kryeministrin dhe për secilin ministër që ka marrë pjesë në votim! /Telegrafi/

The post Haxhiu e quan absurd vendimin e Kushtetueses për paga, paralajmëron kallëzime penale për kryeministrin dhe ministrat appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com