comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Haradinaj: Urrejtja patologjike e Vuçiqit ndaj shqiptarëve po dëshmohet edhe me mohimin e masakrës së Reçakut

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se urrejtja patologjike e Aleksandër Vuçiqi ndaj shqiptarëve, po dëshmohet edhe me deklarimin e tij të fundit, “se masakra e Reçakut e cila tronditi mbarë botën në vitin 1999 është e fabrikuar”.

Haradinaj ka thënë se ky qëndrim i Vuçiqit dëshmon qartë se Serbia edhe në formë institucionale e ruan paturpësisht mendësinë kriminale të trashëguar nga koha e Millosheviqit, transmeton Telegrafi.

Tutje ai në shkrimin e bërë në Facebook ka shkruar se Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera dhe urrejtja ndaj secilës etni është vepër e dënueshme me ligj.

“Është për keqardhje se si Serbia, që konsiderohet si shtet favorit nga BE-ja, vazhdon ta kultivojë urrejtjen etnike ndaj shqiptarëve dhe mohon krimet gjenocidale të saja, duke kontaminuar kështu të ardhmen e tyre dhe duke zvogëluar shanset për paqe dhe pajtim në rajon”, ka shkruar ai.


Edhe Vuçiq thotë se “Masakra e Reçakut është e trilluar”, ish-ministri i Millosheviqit e quan Walkerin “mashtrues”Edhe Vuçiq thotë se “Masakra e Reçakut është e trilluar”, ish-ministri i Millosheviqit e quan Walkerin “mashtrues”

Ndryshe, presidenti serb Vuqiç ka thënë gjatë ditës sot se masakra e Reçakut  ishte një krim i fabrikuar. Këto komente i ka bërë  ai pas dënimit që iu është shqiptuar ish-ministrit,  Ivan Todosijeviq, i cili po ashtu kishte thënë se masakra në Reçak ishte e trilluar.

Todosijeviq është dënuar me dy vjet burg, pasi është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut./Telegrafi/

The post Haradinaj: Urrejtja patologjike e Vuçiqit ndaj shqiptarëve po dëshmohet edhe me mohimin e masakrës së Reçakut appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com