Gjendet një person pa shenja jete brenda një veture në Koliq të Prishtinës

Një person është gjetur pa shenja jete brenda një veture në fshatin Koliq të komunës së Prishtinës.

Raportohet se trupi është gjetur rreth orës 14:30, në lagjen “Peraj”, të Koliqit, teksa policia është duke e trajtuar rastin në bashkëpunim me prokurorinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 08.08.2020 rreth orës 14:30, policia është njoftuar për një rast ‘vdekje e dyshimtë’. Rasti ka ndodhur në fshatin Koliq (lagja Peraj). Njësitet policore nga Stacioni Policor ‘Veriu’ Prishtinë i janë përgjigjur njoftimit. Në vend-ngjarje, në një veturë, është gjetur një person pa shenja jete. Policia është duke e trajtuar rastin në koordinim me prokurorinë”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

 

The post Gjendet një person pa shenja jete brenda një veture në Koliq të Prishtinës appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com