Gjatë fundjavës mbi 6.000 shtetas të Maqedonisë kanë hyrë, ndërsa mbi 7.000 kanë dalë nga vendkalimi kufitar Tabanocë

Pasi u mor vendimi për të udhëtuar pa teste PCR midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në mes të nëntorit, gjatë fundjavës përmes vendkalimit kufitar Tabanocë kanë hyrë 6.342 shtetas të Maqedonisë, ndërsa kanë dalë 7.033, kumtuan sot nga MPB.

Në periudhën prej 13 nëntorit deri në mesnatë të 15 nëntorit megjithatë kanë hyrë 4.519 shtetas të huaj, ndërsa kanë dalë 6.680 persona.

Nga mesi i nëntorit të këtij viti, qytetarët e vendit mund të udhëtojnë pa teste PCR në Serbinë dhe Shqipërinë fqinje, pasi udhëheqësit e tre vendeve ranë dakord dhe nënshkruan memorandum bashkëpunimi në lidhje me Covid-19, përfshirë hapjen e kufijve për qytetarët dhe komunitetin e biznesit pa nevojën e një testi PCR, duke i liruar kështu nga këto shpenzime.

Pas marrjes së vendimit, u prit miratimi i aspekteve teknike, pas së cilës qytetarët dhe komuniteti i biznesit mund të lëvizin lirshëm midis vendeve.

Që nga fillimi i pandemisë, në disa raste qeveria e Maqedonisë, në përputhje me rekomandimet e Komisionit për sëmundjet infektive, ka marrë disa vendime për udhëtime pa dhe me teste PCR në vendet fqinje, për shkak të situatës aktuale me numrin e të infektuarve.

 

The post Gjatë fundjavës mbi 6.000 shtetas të Maqedonisë kanë hyrë, ndërsa mbi 7.000 kanë dalë nga vendkalimi kufitar Tabanocë appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com