GdS parashikon tetë skuadrat e parë në Serie A për sezonin 2018/19
Me fillimin e sezonit 2018/19 në Serie A kanë filluar edhe parashikimet se si do të përfundojnë kampionatin skuadrat e mëdha.
Një nga gazetat më të mëdha dhe serioze në Itali, Gazzetta dello Sport, tashmë ka dhënë parashikimin e saj.
Pasi GdS është një nga mediumet më serioze në botë parashikimet e saj gjithmonë marrin vëmendje të madhe.
The battle for the Serie A throne begins
pic.twitter.com/cDjkJVNhfI
— B/R Football (@brfootball) August 18, 2018
Gazeta në fjalë kampion të Serie A për sezonin e ri e ka parashikuar Juventusin, gjë që nuk është ndonjë befasi duke parë fondin e lojtarëve që ka Zonja e Vjetër.
Në vendin e dytë ka parashikuar Interin, në të tretin Romë, kurse vendin e katër që dërgon në Ligën e Kampionëve ia ka besuar Milanit.
Ndërsa dy pozitat që dërgojnë në Ligën e Evropës janë të rezervuara për Napolin dhe Lazion.
Fiorentina parashikohet se do të përfundojë sezonin si e shtata, kurse Atalanta në vendin e tetë. /Telegrafi/
Gazzetta predict their Serie A table
pic.twitter.com/C5yuloMKBQ
— ItalianFootballTV (@IFTVofficial) August 18, 2018
The post GdS parashikon tetë skuadrat e parë në Serie A për sezonin 2018/19 appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com