Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Bejrut të Libanit. Autoritetet kanë bërë të ditur se janë duke u zhvilluar hetimet, e deri më tani kanë humbur jetën të paktën 150 persona dhe mbi 5 mijë tjerë janë lënduar.
Një pjesë e qytetit është shkatërruar plotësisht e porti detar është bërë “rrafsh me tokë”, ku ekipet e shpëtimit janë vënë në kërkim të personave të mbijetuar që mund të kenë ngecur nën rrënoja, transmeton Telegrafi.
Nga kjo ngjarje u shokua e tërë bota, e pamjet e këtij momenti rrëqethës po vazhdojnë të qarkullojnë nëpër rrjetet sociale. Një e tillë është edhe e gazetares së BBC-së, Maryem Taoumi, të cilës shpërthimi në Bejrut ia ndërpreu intervistën.
Ajo po zhvillonte një interviste me video kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm, madje kamera e gazetares ra në tokë dhe ajo dëgjohej në prapavijë duke bërtitur e kapluar nga frika.
Mediat botërore raportojnë se fuqia e shpërthimit e ka përplasur për tokë gazetaren, e cila megjithatë ka shpëtuar pa lëndime serioze. /Telegrafi/
The post Gazetarja e BBC-së po zhvillonte intervistë kur shpërthimi në Bejrut ia ndërpreu, fuqia e madhe e detonimit e përplas për tokë appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com