Futet brenda lokalit dhe plagos pronarin, largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe (Video)

Një burrë i identifikuar si Radee Prince rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor për plagosjen e gjashtë personave, ku në një moment është filmuar nga kamerat e sigurisë duke qëlluar njërin prej tyre.

Prince është filmuar duke u futur në një zyre në Wilmington të Delware, dhe ka plagosur pronarin e një biznesi Rashan ‘Jason’ Baul që merret me shitjen e veturave të përdorura, transmeton Telegrafi.

I veshur me xhaketë të zezë dhe kapelë në kokë, Prince shihet duke ecur drejt një dere para se të fillojnë të shtënat, kurse një person tjetër që në ato momente ishte me Baulin, mundohen ta mbyllin derën që të mos futet brenda Prince.

Ai të martën është burgosur për tentim vrasje dhe rrezikon të dënohet nga 8 deri në 89 vite burgim. Ndërkaq një seancë tjetër pritet të mbahet për plagosjen e pesë kolegëve tjerë, me të cilët kishte punuar në një kompani në Maryland. /Telegrafi/



The post Futet brenda lokalit dhe plagos pronarin, largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe (Video) appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com