comment Add Comment
Posted on Last updated

Formacioni më i mirë i EURO 2022 për gra – Kosovare Asllani zë vend me emra si Mead e Popp

Kampionati Evropian i grave 2022 përfundoi të dielën në mbrëmje në Wembley, ku Anglia ngriti trofeun e parë për ekipin e femrave.

Ishte një fund i mrekullueshëm i një muaji të shkëlqyer futbolli, në të cilin yjet ndoshta nuk ishin ata që prisnin shumë.

Goal.com ka zgjedhur formacionin me lojtaret që janë paraqitur më së miri në këtë garë.

Aty ka zënë vend edhe shqiptarja Kosovare Asllani që luan te Suedia. Ueb faqja e njohur e ka vlerësuar lartë lojtaren, duke shkruar se edhe pse kundërshtaret e njohin dhe e dinë se çfarë mund të bëjë – nuk e kanë të lehtë ta ndalojë.

Ajo arriti në gjysmëfinale, duke u renditur se e treta për rastet e krijuara, e dyta për asistime, e treta treti për driblime të përfunduara dhe si e dyta për faullet e fituara gjatë turneut, thuhet në vlersimin për Asllanin.


 Më poshtë formacioni më i mirë i euro 2022 për femra

Portier | Daphne van Domselaar (Holandë)

Mbrojtëse e djathtë| Ona Batlle (Spanjë)

Mbrojtëse | Millie Bright (Angli)

Mbrojtëse | Marina Hegering (Gjermani)

Mbrojtëse e majtë| Sakina Karchaoui (Francë)

Mesfushore | Lena Oberdorf (Gjermani)

Mesfushore | Keira Walsh (Angli)

Mesfushore | Kosovare Asllani (Suedi)

Sulmuese | Beth Mead (Angli)

Sulmuese | Alexandra Popp (Gjermani)

Sulmuese | Mariona Caldentey (Spanjë)

/Telegrafi/

The post Formacioni më i mirë i EURO 2022 për gra – Kosovare Asllani zë vend me emra si Mead e Popp appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com