Formacionet zyrtare, PSG – Club Brugge: Messi starton nga minuta e parë, Neymar dhe Mbappe po ashtu
Paris Saint-Germaini është mysafir i Club Brugge në ndeshjen e xhiros së parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Sfida që zhvillohet në Jan Breydel Stadion është e vlefshme për Grupin A, ndërsa skuadra franceze është favorite për pikë të plota.
Trajneri i ekipit vendas, Philippe Clement, do të përpiqet që t’ia prishë planet homologut të tij te skuadra mysafire, Mauricio Pochettino.
Vivez l’avant-match de #CLUPSG en live sur https://t.co/1DL7waZXZY dès 19h !
#UCL
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) September 15, 2021
Nga minuta e parë luan Lionel Messi, së bashku me Kylian Mbappe dhe Neymar.
Formacioni startues i Club Brugge: Mignolet; Balanta, Hendry, Nsoki; Mata, Vormer, Vanaken, Sobol; Lang, De Ketelaere, Sowah.
Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Keylor Navas; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Ander Herrera, Paredes, Wijnaldum; Messi, Mbappé, Neymar.
/Telegrafi/
The post Formacionet zyrtare, PSG – Club Brugge: Messi starton nga minuta e parë, Neymar dhe Mbappe po ashtu appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com