Formacionet zyrtare: Juve e nis sezonin me ndeshjen ndaj Sampdorias

Në Allianz Stadium zhvillohet përballja e Serie A, ndërmjet Juventusit dhe Sampdorias.

Ky është takimi i javës së parë të sezonit 2020/2021 për kampionin italian dhe skuadrën kundërshtare.

Andrea Pirlo do të debutojë si trajner i Juves në një përballje ndaj ish-trajnerit të Bianconerëve, Claudio Ranieri.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini; Cuadrado, Ramsey, Rabiot, McKennie, Frabotta; Kulusevski, Cristiano Ronaldo.

Formacioni startues i Sampdorias: Audero; Bereszynski, Tonelli, Colley, Augello; Depaoli, Thorsby, Ekdal, Leris, Jankto; Bonazzoli.

/Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare: Juve e nis sezonin me ndeshjen ndaj Sampdorias appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com