Juventusi është nikoqir i Milanit në Allianz Stadium në ndeshjen kryesore të javës së katërt në Serie A.
Zonja e Vjetër e ka nisur keq edicionin 2021/2022 duke regjistrua dy humbje dhe një barazim, ndërsa akoma nuk e ka shijuar fitoren në kampionat.
Përkundrazi, Rossonerët nga tri ndeshje të zhvilluara kanë arritur po aq fitore duke arkëtuar nëntë pikë.
Dy strategët, Massimiliano Allegri dhe Stefano Pioli, i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë sfidë të rëndësishme.
Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Locatelli, Rabiot; Cuadrado, Dybala, Morata.
Formacioni startues i Milanit: Maignan; Tomori, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessié, Tonali; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Rebic.
/Telegrafi/
The post Formacionet zyrtare: Juve dhe Milan zhvillojnë kryendeshjen e javës së katërt appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com