comment Add Comment
Posted on Last updated

Formacionet zyrtare: Genoa – Milan

Genoa dhe Milani i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së shtatë në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 20:45 do të zhvillohet në stadiumin ‘Stadio Luigi Ferraris’, e që do të jetë një takim i vështirë për Rossonerët.

Milani në këtë takim nuk do të mund të llogarisë në lojtarët si, Mattia Caldara që është i lënduar dhe Matteo Musaccio që është i suspenduar.

Skuadra e Marco Giampaolos renditet në vendin e 16-të me gjashtë pikë, ndërsa Genoa në të 19-in me pesë sosh.

Formacioni startues i Genoas: Radu; Romero, C Zapata, Criscito; Ghiglione, Schone, Radovanovic, Lerager, Pajac; Kouame, Pinamonti.

Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Duarte, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Biglia, Calhanoglu; Suso, Piatek, Bonaventura. /Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare: Genoa – Milan appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com