“Flokët e mi duhet të jenë të përkryer”, Trump thotë se duhet të rritet presioni i ujit në çezme gjatë larjes

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump, propozoi ndryshime për rritjen e presionit të ujit në kokat e dushit, pasi kreu i tyre u ankua se pajisjet e banjës nuk po funksionojnë sipas dëshirës së tij.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, plani i Departamentit të Energjisë erdhi pas komenteve të Trump gjatë muajit të kaluar në Shtëpinë e Bardhë, ku tha se uji nuk rrjedh aq shpejt nga pajisjet.

“Pra çfarë bëni ju? Qëndroni më gjatë në dush?”, u shpreh ai.

“Nuk e di për juve mirëpo flokët e mi duhet të jenë të përkryer”, potencoi Trump.

Ndërkohë, David Friedman, nënkryetari i të drejtave për Raportimin e Konsumatorëve, dhe një ish ndihmës sekretar në Departamentin e Energjisë, tha se rregulli i ri do të shkaktojë rritje të konsumit të ujit si dhe do të shkaktojë rritje të faturave.

“Nuk ka absolutisht nevojë për të ndryshuar standardet aktuale të dushit”, u shpreh Friedman. /Telegrafi/

The post “Flokët e mi duhet të jenë të përkryer”, Trump thotë se duhet të rritet presioni i ujit në çezme gjatë larjes appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com