Flamurtari e mposht Vushtrrinë pas penalltive, kuqezinjtë mbesin në Superligë
Flamurtari ka arritur ta mposht Vushtrrinë në ndeshjen e vlefshme për barazh të Superligës pas penalltive 6-5, pasi ndeshja e rregullt u mbyll 1-1.
Flamurtari e kishte mbyllur në vendin e 10-të në Superligë, ndërsa Vushtrria në vendin e tretë në Ligën e Parë.
Ndeshja nisi fuqishëm për vushtrriasit që kishin rast të mriz në minutën e dytë me Dior Zabërxhën, por Granit Ahmeti e largon topin nga vija fatale dhe shpëton gol të sigurt.
Vushtrria rrezikon përsëri me Labinot Osmani në minutën e 10-të, por shtylla e shpëtoi Flamurtarin.

Tifozët vushtrrias
Kuqezinjtë arritën të shënojën në me Almir Ajzerajn i cili gjuan nga largësia dhe realizon për 1-0.
Pas golit Vushtrria tentoi dy herë me Osmanin, por pa sukses. Flamurtari provon me Shillovën, por as ky nuk e qëllon portën.
Etrit Halimi dhe Jetmir Topalli provuan në fund të pjesë së parë, por nuk e ndryshuan rezultatin.
Pjesa e dytë filloi me Vushtrrinë në sulm, e Flamurtarin që provonte të shënonte me kundërsulm.
Osmani e Maxhuni provuan të parët, por që Shehu ishte në vend.

Pamje nga ndeshja
U desh të pritet minuta e 84-të që Vushtrria ta gjejë golin e barazimit. Osmani pason te Topalli i cili gjuan bukur dhe shënon për 1-1.
Me këtë gol u mbyll loja e rregullt.
Në vazhdime edhe pse të dy skuadrat u munduan nuk kishte gola dhe fati i skuadrave në penallti.
Të dy skuadrat shënuan nga pesë penallti, ndërsa Vushtrria e gaboi të gjashtë.
Flamurtari e siguron Superligën, ndërsa ata të Vushtrrisë do të vazhdojnë ta kërkojnë elitën në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/
The post Flamurtari e mposht Vushtrrinë pas penalltive, kuqezinjtë mbesin në Superligë appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com