Filipçe: Mungojnë 350 mjekë amë, subvencione për specializime për mjekësi familjare

Ministri i Shëndetësisë në shënimin e Ditës së mjekut familjar dhe se “jemi të ballafaquar me mungesë në nivel primar në disa rajone të vendit. Numrin e mjekëve të cilët mungojnë dëshirojmë ta përmbushim përmes subvencioneve të specializimit në mjekësinë familjare për secilin mjek të ri i cili do të shfaq interes.

Filipçe thotë se viti 2020 do të jetë vit në të cilin theks do të vendoset në shëndetësinë primare përmes rritjes, intervenimit në kompensimin e pagesës, por edhe në kontrollin dhe përdorimin e mjeteve me qëllim, siç tha ai, ato të përdoren mirë dhe të zbatohen programet parandaluese te qytetarët tanë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në kuadër të përmirësimit të mbrojtjes shëndetësore primare dëshirojmë të zbatojmë edhe disa modele të cilat i rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë, së pari lejimin që mjekët primarë, gjegjësisht organizatat e tyre, të grupohen dhe në këtë mënyrë të kenë mundësi që të japin shërbim për sa më shumë pacientë. Kjo para së gjithash vlen për rajonet ku kemi mungesë të mjekëve amë dhe ajo për çka ende flasim është zgjidhja të cilën jemi shumë afër që ta gjejmë, e ajo është se si të transferohen pacientët të cilët për shkak të shkuarjes në pension të ndonjë mjeku në njëfarë mënyre mbesin pa mjek amë”, thotë Filipçe.

Ai informon se numri i përgjithshëm i mjekëve amë i cili mungon në vendin tonë është rreth 350. Thotë se mjekët e rinj nuk janë të interesuar që të punojnë si mjekë primarë, e aq më pak që të specializojnë mjekësi familjare para së gjithash, siç tha, për atë se ajo tani është prezent vetëm si specializim privat.

“Vlerësojmë se me këtë që shteti do ta subvencionojë specializimin ata do të dëshirojnë që së pari të edukohen dhe të punojnë në nivel primar në mbrojtjen primare. Në mënyrë shtesë dëshirojmë të lejojmë që në vetë shtëpitë e shëndetit përveç modelit me koncesion, siç është tani, të pranojmë mjekë të cilët do të jenë specialistë të mjekësisë familjare dhe do të punojnë si mjekë amë, e ndërmarrim si shtet përgjegjësinë që të sigurojmë mbrojtje shëndetësore në nivel primar edhe krahas asaj që në disa rajone në këtë moment, sipas modelit të tanishëm, nuk ka interes që mjekët të punojnë si mjekë amë”, tha Filipçe./Telegrafi/

The post Filipçe: Mungojnë 350 mjekë amë, subvencione për specializime për mjekësi familjare appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com