Familja nga Drenasi jeton në tendë, kryefamiljari: Një shtëpi me ndërtu, s’kisha dashtë asgjë tjetër në jetë (Video)

Familja Dugolli nga fshati Negroc i Drenasit, jeton në tendë. Kryefamiljari thërret për ndihmë të gjithë ata që kanë mundësi të bëjnë një gjë të tillë.

Dëshirën e 10 vjeçares Lirigzona Dugolli nga fshati Negroc i Drenasit nuk mund t’ia plotësoj babai i saj, Pajaziti.

Kushtet e vështira ekonomike në familjen tre anëtarëshe, kanë bërë që ata jetën ta kalojnë në një tendë.

Pajazit Dugolli thotë për RTV Dukagjinin se nuk ka lënë derë pa trokitur për të kërkuar ndihmë.

“Jam duke jetuar në këtë tendë që pesë muaj. Në komunë kam qenë jo një po njëqind herë, por asgjë hiq, nuk kemi çka të bëjmë më thanë, shko te ata lartë në qeveri se ne s’kemi asgjë në dorë”, thotë ai.

Hallin më të madh ai thotë se e ka gjatë kohës së ftohtë të dimrit.

Dugolli tash gjatë gjithë natës bën rojë për fëmijët, nga frika se mos ndonjë gjarpër futet brenda e i kafshon fëmijët.

“Kam nevojë për një shtëpi, diçka tjetër nuk po dua. Një shtëpi me ndërtua s’kisha dashtë asgjë tjetër në jetë. Natën rri më shumë zgjuar, sepse kam frikë mos fëmijët po mi kafshon ndonjë gjarpër a diçka tjetër”, shprehet Pajazit Dugoll, përcjell Telegrafi.

Me të ardhurat që merr nga ndihmat sociale, kjo familje nuk arrin të siguroj as ushqim të mjaftueshëm. Për shkak të kësaj gjendje kjo ka ndikuar që fëmijët të mos shkojnë as në shkollë.

Të gjithë ata që dëshirojnë të kontaktojnë me kryefamiljarin Pajazit Dugolli, mund të paraqiten në këtë numër të telefonit 044 466 224./Telegrafi/

The post Familja nga Drenasi jeton në tendë, kryefamiljari: Një shtëpi me ndërtu, s’kisha dashtë asgjë tjetër në jetë (Video) appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com