Familja e Julian Assange thotë se do të luftojë vendimin për ekstradimin e këtij të fundit në SHBA

Anëtarët e familjes së Julian Assange kanë premtuar se do të luftojnë vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për ta ekstraduar atë në SHBA.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të premten, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar urdhëroi ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks në SHBA për t’u përballur me akuzat për spiunazh. Ai ka 14 ditë kohë për të apeluar.

“Nëse ai ekstradohet në SHBA, kushtet në të cilat do të jetë (Assange) do të jenë kaq shtypëse”, tha Gabriel Shipton, vëllai i Assange, në një konferencë për shtyp të premten. “Kjo do ta shtyjë të bëjë vetëvrasje”.

Zyra e Brendshme tha në një deklaratë se “gjykatat e Mbretërisë së Bashkuar nuk kanë gjetur se do të ishte shtypëse, e padrejtë ose një abuzim i procesit për ta ekstraduar Assange

“Ata nuk kanë gjetur as që ekstradimi do të ishte i papajtueshëm me të drejtat e tij njerëzore, duke përfshirë të drejtën e tij për një gjykim të drejtë dhe për lirinë e shprehjes, dhe se ndërsa në SHBA ai do të trajtohet siç duhet, përfshirë në lidhje me shëndetin e tij”. /Telegrafi/

The post Familja e Julian Assange thotë se do të luftojë vendimin për ekstradimin e këtij të fundit në SHBA appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com