comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Episodi i fundit i “Estetika me Krenari” sjell largimin e rrudhave të Ilires, gruas për të cilën “jeta është një skenë vallëzimi”

Të dielën u transmetua episodi i fundit i dokumentarit estetik, “Estetika me Krenarin”.

Protagonistja e episodit të nëntë ka qenë Ilire Gërxhaliu nga Prishtina, për të cilën “Jeta është një skenë vallëzimi” – kështu edhe është titulluar ky episod.

Dokumentari nis në sallën e vallëzimit, aty ku Ilirja ndjehet më mirë, teksa në narracion rrëfen problemin e saj me shfaqjen e rrudhave në fytyrë.

Foto: Ass. Msc. Krenar Dobroshi/YouTube

Fillimisht ajo iu nënshtrua anamnezës të cilën e shqyrtoi Ass. Msc. Krenar Dobroshi, nga ku rezultoi se protagonistja ishte alrgjike vetëm në analgjetikë – gjë e cila nuk përbënte problem për trajtimet që do t’i nënstrohej ajo.

Përgjatë dokumentarit, Dobroshi theksoi se shkaqet e shfaqjes së rrudhave para kohe në fytyrë janë: plakja kronologjike, ekspozimi në diell, duhanpirja, graviteti, sëmundjet kronike, dhe pozita gjatë gjumit.

Foto: Ass. Msc. Krenar Dobroshi/YouTube

Për të larguar rrudhat e padëshiruara nga fytyra, Ilirja iu nënstrua trajtimeve: Ala Harmony XL PRO (Clar lift, Clear skin dhe DYE – VL -BabyFace) dhe hekurosjes së fytyrës.

Foto: Ass. Msc. Krenar Dobroshi/YouTube

Pas tri javësh trajtimi si dhe kujdesi në ushqim dhe stilin e jetës, Gërxhaliu shihet me një fytyrë krejt tjetër dhe më të freskët.

Dokumentari përfundon me Iliren në sallën e vallëzimit, e cila si potencoi gjatë emisionit, eksperienca në dokumentarin “Estetika me Krenarin” përveç zumbës, ia mësoi edhe një tjetër vallëzim – atë se gjithçka në jetë kthehet dhe përmirësohet.

Foto: Ass. Msc. Krenar Dobroshi/YouTube

Ilirja duket të jetë shembulli më i mirë i grave, të cilat nuk i nënshtrohen viteve të moshës dhe e kthejnë jetën e tyre në një “skenë vallëzimi”.

“Estetika me Krenarin” ka qenë një dokumentar shumë i suksesshëm maratonik, i dedikaur estetikës dhe ndryshimeve në pamje, i cili i ka shoqëruar shikuesit çdo të diel në RTV Dukagjini dhe Telegrafi.com.

The post Episodi i fundit i “Estetika me Krenari” sjell largimin e rrudhave të Ilires, gruas për të cilën “jeta është një skenë vallëzimi” appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com