EO merr përgjegjësinë për transmetimin e fushatës së PDK-së në faqen e Kuvendit

Agjencia e lajmeve “Ekonomia Online” ka thënë se ka ndodhur një gabim kur në sajtin e Kuvendit është transmetuar fushata e PDK-së, në Podujevë.

Për këtë, agjencia EO ka kërkuar falje dhe ka shprehur gatishmëri të merr përgjegjësinë.

Lexoni më poshtë sqarimin e EO-së:

Pas reagimit të kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me transmetimin në uebfaqen zyrtare të Kuvendit në Facebook të një aktiviteti të kandidatit të PDK-së për zgjedhjet në Podujevë, agjencia e lajmeve Ekonomia Online (www.ekonomiaonline.com) bën këtë sqarim:Ekonomia Online ka një kontratë për “Shërbime Audio-Vizuele” me Kuvendin e Kosovës.Gjatë muajve të pandemisë, kur qasja e shumicës së medieve ka qenë e limituar, me sugjerimin/kërkesën e Zyrës së Informimit dhe të këshilltarit për medie të kryetares së Kuvendit, ne kemi filluar dhe transmetimin “live” të ngjarjeve të ndryshme mediale, sidomos të punës së komisioneve parlamentare.Transmetimi bëhet me anë të “Crosspost” krahas faqes së Kuvendit, edhe në faqen e Ekonomia Online, si dhe në disa medie e portale partnere.Ne bëjmë transmetime të tilla edhe për institucione e organizata të tjera, OJQ, kompani, parti politike etj, sikur që ishte rasti i transmetimit të konferencës përmbyllëse të fushatës së kandidatit të PDK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës.Gjatë procesit të “crosspostingut” të kësaj ngjarjeje, është selektuar gabimisht dhe faqja e Kuvendit të Kosovës.Redaksia e EO e merr përsipër këtë gabim teknik dhe është e gatshme të përballet me konsekuencat. Ne i kërkojmë falje publike Kuvendit të Kosovës nëse kjo ka ndikuar në prishjen e imazhit.Duam të theksojmë se ky ka qenë një gabim “njerëzor” dhe i paqëllimshëm. Dhe, duam të bëjmë të qartë se nuk bëhet fjalë për ndonjë “shkelje të autorizimeve”, sepse ne kemi transmetuar me dhjetëra ngjarje në muaj të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

The post EO merr përgjegjësinë për transmetimin e fushatës së PDK-së në faqen e Kuvendit appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com