comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Emery sqaron se përse David Luiz nuk debutoi te Arsenali ndaj Newcastles

Unai Emery ka treguar se përse nuk i dha shansin David Luizit që të debutonte me Arsenalin në ndeshjen ndaj Newcaslte United.

Trajneri spanjoll kishte zgjedhur që dyshja e qendrës së mbrojtjes të përbëhej nga Calum Chambers dhe Sokratis Papastathopoulos, duke lënë në bankën rezervë brazilianin.

Forma e mirë që treguar Chambers dhe Sokratis në ndeshjet parasezonale, bën që Emery të startonte me ta ndaj Newcastles, që fituan me golin e vetëm të Pierre Emerick-Aubameyang.


Me Xhakën si kapiten, Arsenali mposht Newcastlen për ta filluar sezonin me fitoreMe Xhakën si kapiten, Arsenali mposht Newcastlen për ta filluar sezonin me fitore

“Me formën e treguar në fazën parasezonale, ai meritonte të luante. Ai ishte shumë i fokusuar, bashkë me Sokratis” ka thënë Emery kur u pyet për Luizin.

Lojtari 32-vjeçar kaloi tek Arsenal për 9 milionë euro nga Chelsea, e që në këtë sezon të ri pritet të jetë lider i ri i Gunners në mbrojtje. /Telegrafi/

The post Emery sqaron se përse David Luiz nuk debutoi te Arsenali ndaj Newcastles appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com