comment Add Comment
Posted on Last updated

Edi Rama mbërrin në Beograd me një aeroplan të “Air Albania”

Rrugët e Beogradit duket se janë mbushur me flamuj shqiptarë. Në pamjet që Top Channel siguron duket se si në shtylla janë varur flamuj shqiptarë në kuadër të “Open Balkan” që do të mbledhë ditën e nesërme 3 nga 6 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Beograd.

Përveç flamujve shqiptarë, duken se valëviten dhe flamuj të Maqedonisë së Veriut e të Serbisë. Ky samit ndryshe nga ata të shkuarit, nuk do ta gjejë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në krah të homologut shqiptar Edi Rama dhe presidentit Serb Alexandar Vuçiq.

Vendin e Zoran Zaev të dorëhequr disa ditë më parë do ta zërë zv.kryeministri Nikolla Dimitrov .

Sikurse edhe në takimet e shkuara të këtij formati, Vuçiç, Rama dhe Dimitror në ditën e parë të samit do të zhvillojnë një ecje në qendër të Beogradit. Dita e dytë e takimit do të nisë me një takim me përfaqësuesit e biznesit e më pas me ata të Këshillit Atlantik për t’ja lënë vënë vendit takimit trepalësh.

The post Edi Rama mbërrin në Beograd me një aeroplan të “Air Albania” appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com