Dy vjet burg për ish-oficeren amerikane që vrau shoferin kur nxori gabimisht armën në vend të Taser-it

Një ish-oficere policie në Minesota është dënuar me dy vjet burg pasi qëlloi për vdekje një shofer prillin e kaluar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në dhjetor, një juri dënoi Kim Potter, 49-vjeçare, për vrasje nga pakujdesia, pasi vrau Daunte Wright, 20-vjeçar, gjatë një ndalese trafiku.

Ajo do t’i kalojë 16 muaj pas hekurave dhe do të vuajë pjesën tjetër të dënimit nën lirimin e mbikëqyrur.

Potter gabimisht kishte nxjerrë armën e saj në vend të Taser-it të saj.

Përpara dënimit të saj, anëtarët e familjes Wright kishin bërë thirrje që ajo të përballej me dënimin maksimal të mundshëm.

Katie Wright tha se Potter nuk e kishte thënë asnjëherë emrin e djalit të saj gjatë gjyqit.

“Ajo i referohej Dauntes vazhdimisht si ‘shofer’ sikur vrasja e tij të mos mjaftonte për ta çnjerëzuar atë”, tha ajo mes lotësh. /Telegrafi/

The post Dy vjet burg për ish-oficeren amerikane që vrau shoferin kur nxori gabimisht armën në vend të Taser-it appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com