UEFA ka bërë një aludim të fortë për një performancë të Dua Lipës në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ceremonia e hapjes së finales së Ligës së Kampionëve është një prej pjesëve artistike që UEFA i kushton shumë rënëdsi.

Dua Lipa (Getty Images)
Kësaj radhe UEFA ka aluduar se performanca mund të jetë e Dua Lipës, duke lansuar një video paralajmëruese, pa konfirmuar nëse është Dua.
Në videon disa sekondëshe vërehet pjesë nga kënga e Dua Lipës “Neë Rules”, që i ka bërë të gjithë mediat dhe adhuruesit të spekulojnë.

(Foto: Getty Images)
Konfirmimi për performancën dhe gjithë pjesën artistike të ceremonisë hapëse të Ligës së Kampionëve mbahet në një konferencë me 8 maj.
Finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet më 26 maj në Kyiv të Ukrainës.
Real Madridi përballet me Liverpoolin në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për vitin 2018. /Telegrafi/
The post Dua Lipa performon në finalen e Ligës së Kampionëve? appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com