Disa pjesë të Karposhit dhe Qendrës nesër pa rrymë

Shfrytëzuesit e objektit përballë patinazhit të VIP Arena – QS Boris Trajkovski në komunën Karposh nesër nga ora 15:15 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Nga ora 8:30 deri në orën 15:30 pa energji do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Debarca” nr.46, ndërsa nga ora 8:30 deri në ora 10:30 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Pitu Guli”, “Kapishtec”, “Ganço Haxhipanzov” dhe “Dimitar Pandillov”, si dhe Ambasada e Republikës së Polonisë në komunën Qendër.

Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza e qytetit të Shkupit, shkaku për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike është realizimi i aktiviteteve të planifikuara teknike në rrjetin distributiv nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni SHA./koha.mk/

The post Disa pjesë të Karposhit dhe Qendrës nesër pa rrymë appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com