Deskoska: Nëse nuk zgjidhet presidenti, në lojë janë dy opsione

Ka dy opsione në lojë nëse në zgjedhjet presidenciale nuk arrihet censusi i nevojshëm, tha ministrja i Drejtësisë, Renata Deskoska.

Një nga opsionet për të cilën foli Deskoska, është që presidentit të zgjedhet në zgjedhje të drejtpërdrejta, pa shumicën e kërkuar në raundin e dytë, që do të thotë se ai që merr më shumë vota do të fitojë. Opsioni tjetër, siç tha ministrja, është që presidenti të zgjidhet në Kuvend.

“Këto janë dy opsione që janë të mundshme dhe ekzistojnë në ligjin krahasues” tha Deskoska.

Ministrja shtoi se Komisioni i Venecias rekomandoi që cesuzi i cili ekziston në Kushtetutë për zgjedhjen e presidentit është diçka që nuk është e përshtatshme dhe duhet të hiqet. Është një rekomandim”, tha Deskoska./Telegrafi/

The post Deskoska: Nëse nuk zgjidhet presidenti, në lojë janë dy opsione appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com