comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Derisa arrestohej, gjithashtu goditej nga policët – vajza me bikini thotë se “nuk kishte bërë asgjë të gabuar” (Video)

Një video e publikuar nga mediat thuhet se tregon momentin kur një oficer i New Jersey-it godet në mënyrë të përsëritur një vajzë të veshur me bikini gjatë një arrestimi.

Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja, përcjell Telegrafi, dy oficerë janë parë duke u përpjekur të ndalojnë Emily Weinman, nga Filadelfia, e cila tha në një postim në Facebook se ajo nuk bëri asgjë të keqe.

“Mos rezisto!” dëgjohet një nga oficerët duke i thënë asaj para se tjetri ta godiste atë dy herë në kokë përpara se trupi i saj të shtrihej për tokë.

“Nuk po rezistoj. Unë nuk bëra asgjë të gabuar”, ndërkohë dëgjohet duke thënë Weinman.

Weinman, e cila shkoi në plazh me familjen dhe një mik, e publikoi incidentin në Facebook me një përshkrim të asaj që ajo thotë se ka ndodhur.

Ajo pretendon se incidenti filloi kur policët iu afruan asaj dhe e pyetën atë dhe mikun e saj për moshat e tyre, sepse kishte alkool pranë tyre. /Telegrafi/



The post Derisa arrestohej, gjithashtu goditej nga policët – vajza me bikini thotë se “nuk kishte bërë asgjë të gabuar” (Video) appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com