Dendias: Edhe nëse ndryshohet pushteti pres respektim të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Prespës

Greqia thotë se autoritetet po ndryshojnë, por marrëveshjet duhet të respektohen, duke aluduar në Marrëveshjen e Prespës.

Ata thonë se marrëveshjet duhet të respektohen, pavarësisht nga qeveritë.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, pas takimit në Athinë me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviq, tha se pret respektim të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Prespës, njofton AIM nga Athina.

“Theksova se ne mbështesim procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe do të vazhdojmë përpjekjet tona për të thirrur sa më shpejt konferencën e parë ndërqeveritare. Sigurisht, në lidhje me Maqedoninë e Veriut, unë shtova atë që vuri në dukje kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pacta sunt servanda,” tha Dendias.

Ai tha se përsëriti “kundërshtimin e fortë të Greqisë ndaj forcave centrifugale që mund të duan të riformojnë hartën e rajonit tonë”./Telegrafi/

The post Dendias: Edhe nëse ndryshohet pushteti pres respektim të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Prespës appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com