Debat Publik: Mbështetje gjatë zbatimit të politikave sociale, masave dhe buxhetit për familjet me një prind

Debat publik me temë “Mbështetje gjatë zbatimit të politikave sociale, masave dhe buxhetit për familjet me një prind” u mbajt sot në Komisionin Kuvendor për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancë fjalim mbajti edhe kryetari i organizatës, Doroti Paçkova, kryetarja e Komisionit për mundësi të barabarta midis grave dhe burrave, Daniela Rangellova, koordinatorja e klubit të përfaqësuesve, Gjylymsere Kasapi dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Sofja Spasovska.

Aktivistët dhe ekspertët nga “Një mundet” kërkuan buxhet për menaxhimin e shërbimeve sociale nëpër qendërat resore dedikuar për prindër të vetëushqyer dhe fëmijët nga familjet me një prind, i cili do të lehtësonte ndihmën institucionale dhe do të përshtaten për fuqizimin ekonomik të këtij grupi shoqëror sesa varësia institucionale.

Deputetet dhe deputetët kanë treguar interes në ndjeshmërinë dhe specifikat e këtij problemi, si dhe gatishmërinë për të zbatuar rekomandimet nga “Një mundet!” nëpërmjet disa masave. Në këtë drejtim, çështja e mospërputhjes midis donatorëve dhe buxheteve të shtetit në zbatimin e masave lidhur me grupet e margjinalizuara mbeti në mesin e deputetëve.

Nga Ministria për Punë Social thonë se me Ligjin e ri për mbrojtje sociale edhe këto familje do të përfshihen me rregulloren e re, nëpërmjet të ardhurave minimale financiare./Telegrafi/

The post Debat Publik: Mbështetje gjatë zbatimit të politikave sociale, masave dhe buxhetit për familjet me një prind appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com