Daka: Prezenca e ndërkombëtarëve në veri garanton më shumë votën e qytetarëve

Pritet të shqyrtohet vendimi për prezencën e ndërkombëtarëve ne monitorimin e zgjedhjeve.

Kështu tha Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.  Ajo e sheh të arsyeshme pranin e tyre ngase është e nevojshme në veri të vendit.

Valdete Daka nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  tha se do ta shqyrtojmë se a do të kemi asistencë nga ndërkombëtarët për organizimin e zgjedhjeve të 6 tetorit  por sipas saj prezenca e tyre sidomos në pjesën veriore e siguron votën qytetare

“Ne e dimë që pjesa veriore e Kosovës i ka specifikat e veta dhe prezenca ndërkombëtare e garanton edhe më shumë votën e qytetarëve atje. Kjo është esenca, pasi ne edhe në të kaluarën i kemi organizuar vetë zgjedhjet në atë pjesë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Valdete Daka.

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se KQZ- ja është e gatshme t’i monitoroj zgjedhjet edhe pa ndihmën e ndërkombëtarëve ngase çdo herë e më shumë është përmirësuar kualiteti i punës së tyre

“KQZ pas çdo procesi zgjedhor është përmirësuar në organizimin e zgjedhjeve. Është përmirësuar në shumicën e aspekteve por ka ende gjëra që duhen përmirësuar. Kjo sa i përket organizimit të zgjedhjeve. Ndërsa sa i përket monitorimit, nuk ka asgjë të keqe të ketë sa më shumë misione monitoruese apo vëzhguese”, deklaroi Artan Murati.

Ndryshe, në pesë vitet e fundit qytetarët  e Kosovës kanë votuar tre herë për të parin e qeverisë./Telegrafi/

The post Daka: Prezenca e ndërkombëtarëve në veri garanton më shumë votën e qytetarëve appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com