Cristiano Ronaldo nuk e lë rehat Pepen – e freskon me ujë në kokë në mes të stërvitjes
Portugalia ka kaluar fazën e grupeve në Euro 2020, me Cristiano Ronaldon që shkëlqeu në tri ndeshjet e para me pesë gola.
Duhet se humori i legjendës portugeze është në vend, ndërsa nuk kanë munguar as shakat në drejtim të bashkëlojtarit të tij, Pepe.
Ylli i Juventusit io doli nga prapa mbrojtësit të Portugalisë për ta freskuar me një dush të shpejtë në mes të stërvitjes.
Cristiano Ronaldo
helping Pepe
in dealing with the heat
#EURO2020 pic.twitter.com/VV0AHlPZwv
— RouteOneFootball (@Route1futbol) June 24, 2021
Dyshja kanë një miqësi të vjetër, pasi që kanë luajtur së bashku te Sporting u dhe Real Madridi.
Portugalia po përgatitet për ndeshjen 1/8 ndaj Belgjikës.
Forma e dyshes veterane është shumë e rëndësishme për ecurinë e portugezëve në këtë Kampionat Evropian. /Telegrafi/
The post Cristiano Ronaldo nuk e lë rehat Pepen – e freskon me ujë në kokë në mes të stërvitjes appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com