comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Cristiano Ronaldo i ka kërkuar Ole Gunnar Solskjaerit të bëjë ndryshime taktike te Manchester United

Cristiano Ronaldo i ka kërkuar Ole Gunnar Solskjaerit të ndryshojë taktikat te Manchester United në mënyrë që t’i përshtatet stilit të tij të lojës.

Ronaldo shënoi golin e tij të pestë të mërkurën, që është i pesti në të gjitha garat që kur u kthye në Man United.

Goli i tij doli të jetë i fitores ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve, gol që i siguroi tre pikët e para në këtë garë.

Sipas ESPN , 36-vjeçari dëshiron që skuadra të lëvizë topin më shpejt në zonat e sulmit për të marrë më të mirën prej tij kur ai është në fushë.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” i ka bërë të qartë trajnerit norvegjez dhe trajnerëve të tjerë se ai mund të rrisë edhe më shumë numrin e golave, nëse pasohet topi më shpejtë në fazën e sulmit.

Sic duket ky mesazh është pranuar nga norvegjezi, pasi në stërvitje po punohet që topi te shkojë më shpejt te Ronaldo, pasi edhe Solskjaer shpreson që skuadra e tij të bëhet më efektive.

Për më tepër, mediat angleze shkruajnë se trajnerët kanë kërkuar edhe nga mbrojtësit që topi të shkojë te sulmuesit më shpejt.

Pogba, Bruno Fernandes dhe Mason Greenwood kanë qenë vendimtar në lojën sulmuese të ekipit, por Man United dëshiron më shumë prej tyre për të ushqyer Ronaldon, i cili ka qenë shumë i mirë në sulm.

Man Utd do të luajë të shtunën në Ligën Premier kundër Evertonit. /Telegrafi/

The post Cristiano Ronaldo i ka kërkuar Ole Gunnar Solskjaerit të bëjë ndryshime taktike te Manchester United appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com