Challandes nuk jep detaje për situatën e Muric: Do të ishte mungesë respekti për lojtarin
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka refuzuar të japë më shumë detaje lidhur me situatën e Arijanet Muric.
Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi në faqen zyrtare kishte bërë të ditur se portieri i Kosovës është larguar nga kampi i Përfaqësueses për arsye disiplinore.
Në ndërkohë, ka pasur thashetheme se 22-vjeçari kishte shkuar në stërvitje i dehur, megjithatë diçka e tillë mbetet vetëm në cilësinë e spekulimeve.

(Foto: Screenshot/FFK)
Në konferencën për shtyp, përzgjedhësi i Kosovës është pyetur edhe për gardianin e Willem II, por ai ka refuzuar të tregojë më shumë.
Ashtu sikurse edhe në njoftimin e FFK-së, edhe Challandes ka deklaruar se arsyeja pse është larguar janë çështje disiplinore dhe nuk ka dashur të flasë më shumë, sepse “do të ishte mungesë respekti për lojtarin”. /Telegrafi/
The post Challandes nuk jep detaje për situatën e Muric: Do të ishte mungesë respekti për lojtarin appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com