comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Çfarë patë së pari? Një test vizual që zbulon se çfarë jeni vërtet në dashuri dhe çfarë lakmoni fshehurazi

Ky test personaliteti do t’ju zbulojë se për çfarë keni nevojë në dashuri dhe çfarë kërkoni, pa e ditur as vetë…

Të biesh në dashuri është një gjë e mrekullueshme, sidomos në fillim, transmeton Telegrafi.

Çfarë jeni kur dashuroni dikë? Dëshironi të mbani gjithçka nën kontroll apo dëshironi që dikush t’ju mbajë si një pikë uji në pëllëmbën e dorës?

Shikoni mirë foton e mëposhtme dhe mbani në mend atë që keni vënë re fillimisht:

Nëse keni parë fytyrën e një mashkulli…

Nëse gjëja e parë që vëreni është fytyra e një mashkulli, në radhë të parë nga partneri po kërkoni respekt. Jeni të sinqertë në marrëdhënie, përshtateni lehtë, por jeni shumë interesant për partnerin sepse i lini vend pak misterit. Ju dëshironi që partneri juaj t’ju kuptojë dhe t’ju pranojë.

Nëse keni parë një burrë me pallto…

Keni prirje ndaj emocioneve të trishtuara, humorit të keq, nuk keni shumë vullnet… Prandaj keni nevojë për dikë të dashuruar që do t’ju “mbajë”, do t’ju gëzojë, do t’ju jetë afër kur të bini, por edhe do t’ju mësojë të vlerësoni gjërat e vogla që kanë kuptimin e jetës.

Nëse keni parë dy gra me të bardha…

Atëherë jeni pak të rraskapitur nga marrëdhëniet në të cilat nuk e keni gjetur veten. Në dashuri jeni kokëfortë, zakonisht keni kontroll mbi jetën tuaj, por edhe fshehurazi dëshironi të jetoni në çift, sepse kështu do t’i ndanit problemet tuaja. Po kërkoni dikë tek i cili do të mund të mbështeteni dhe që do t’ju mbështesë.

Nëse e keni parë magjistarin…

Jeni shumë të interesuar për të ardhmen, por edhe për të mësuar se si të përmirësoni momentin aktual. Ju dëshironi të punoni në marrëdhëniet tuaja, por ajo që ju nevojitet më shumë është të përputheni me dikë në një nivel shpirtëror, sesa në një nivel fizik. /Telegrafi/

The post Çfarë patë së pari? Një test vizual që zbulon se çfarë jeni vërtet në dashuri dhe çfarë lakmoni fshehurazi appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com