comment Add Comment
Posted on Last updated

Ceferin i hapur për ndeshjet me tifozë në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka lënë derën e hapur për tifozët që të marrin pjesë potencialisht në ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës në muajin gusht.

Më në fund u konfirmua sot (e mërkurë) se turnet do të përfundojnë në një format “final 8”, me ndeshjet kthyese të mbetura të Ligës së Kampionëve që do të luhen më 7-8 gusht, çerekfinalet më 12-15 gusht, gjysmëfinalet në 18-19 gusht dhe finalen më 23 gusht.

Të gjitha këto ndeshje pritet të mbahen në Lisbonë, ndërsa Liga e Evropës do të zhvillojë ndeshjet nga 5-6 gushti dhe finalen më 21 gusht, në qytet gjermane të Këlnit, Duisburgut, Dyseldorfit dhe Gelsenkirchen.


Zyrtare: UEFA merr vendim për Ligën e Kampionëve, zhvillohen vetëm nga një ndeshje dhe e gjithë gara do të luhet në LisbonëZyrtare: UEFA merr vendim për Ligën e Kampionëve, zhvillohen vetëm nga një ndeshje dhe e gjithë gara do të luhet në Lisbonë

Për këtë dhe shumë gjëra tjera ka folur edhe i pari i UEFA-s, Ceferin.

“Jam i kënaqur që jemi në gjendje të rifillojmë pothuajse të gjitha garat tona. Jam i sigurt se nuk do të duhet të durojmë mungesën e tifozëve për një kohë të gjatë dhe se ata do të lejohen në stadiume sa më shpejt”, ka thënë fillimisht Ceferin.


Vendet ku do të zhvillohen pesë finalet e ardhshme në Ligën e KampionëveVendet ku do të zhvillohen pesë finalet e ardhshme në Ligën e Kampionëve

“UEFA mori një vendim të guximshëm kur vendosi të shtyhej EURO 2020. Por, duke bërë kështu, ne krijuam hapësirën që ka lejuar që garat vendore të klubeve në të gjithë kontinentin të rifillojnë, aty ku është e mundur, dhe të luajmë deri në një përfundim”.

“Nuk e di nëse do të ketë tifozë vendas, ata nga klube të ndryshme apo pa tifozë. Nëse vendimi do të merrej tani do të ishte pa tifozë, por ndeshjet janë në gusht”, përfundoi i pari i UEFA-s. /Telegrafi/

The post Ceferin i hapur për ndeshjet me tifozë në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com