Calhanoglu dhe Milani ende pa marrëveshje për rinovimin e kontratës
Ekziston ‘optimizëm i kujdesshëm’ nga të dy kampet, por ende nuk ka marrëveshje për një kontratë të re midis Milanit dhe Hakan Calhanoglu.
I njëjti citim i dalë nga çdo burim rreth takimit të sotëm ishte ‘optimizmi i kujdesshëm’.
Sidoqoftë, është edhe një takim tjetër pa arritur marrëveshje dhe kontrata e Calhanoglut po shkon drejt një skadimi më 30 qershor të këtij viti.
Sipas mediumit Calciomercato, agjenti Gordon Stipic u takua me drejtorët e Milanit për afro 90 minuta dhe oferta e fundit është pak më pak se 4 milionë euro në sezon deri në qershor të vitit 2025.
Kjo ofertë është akoma shumë larg kërkesave të Calhanoglut, i cili kërkon më shumë se 5 milionë euro në sezon.
Bonuset mund të përdoren si një mënyrë për të kapërcyer atë hendek, por negociatat vazhdojnë dhe ende nuk ka marrëveshje. /Telegrafi/
The post Calhanoglu dhe Milani ende pa marrëveshje për rinovimin e kontratës appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com