comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Bytyqi i pandalshëm në sfidën Basaksehirit, shënon gol të bukur në udhëtim

Konyaspori është mysafir i Istanbul Basaksehirit në Basaksehir Fatih Terim Stadyumu, për ndeshjen e xhiros së 26-të të Superligës Turke.

Nga minuta e parë në këtë takim është aktivizuar mesfushori i Kosovës, Zymer Bytyqi.

Trajnerit Ilhan Palut i është shpaguar besimi në futbollistin shqiptar, pasi ai e zhbllokoi rezultatin në minutën e 38-të të takimit.

Bytyqi pranoi një asistim nga Soner Dikmen në anën e majtë, shkoi përpara dhe ishte fantastik në mposhtjen e portierit kundërshtar. /Telegrafi/

The post Bytyqi i pandalshëm në sfidën Basaksehirit, shënon gol të bukur në udhëtim appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com