Brooklyn Beckham është admirues i tatuazheve, 70 prej tyre i dedikohen bashkëshortes
Brooklyn Beckham i pëlqen shumë tatuazhet dhe së fundmi ka zbuluar se shumica e tyre i dedikohen bashkëshortes Nicola Peltz.
Në një intervistë të fundit për USA Today, djali i David dhe Victoria Beckham ka treguar se nga 100 tatuazhet e tij, rreth 70 i dedikohen gruas së tij, me të cilën u martua pesë muaj më parë.
“Ajo gjithmonë qan kur bëj një tatuazh tjetër. Më pëlqen gjithmonë ta befasoj me një bojë të re”, ka thënë ai.
View this post on Instagram
Në mesin e tatuazheve kushtuar gruas së tij, është ai në qafë me tetë rreshta poshtë fotografisë së syve të Nicolas, pastaj fjala ‘martuar’ në krahun e majtë, një betim për gruan po në krah, emri Nicola në qafë, fjala ‘e dashur’ në krah, shkronja ‘N’ në gishtin e unazës dhe shumë të tjera.
Koleksioni i tatuazheve të Brooklynit i ngjan atij të babait të tij, David Beckham. Vlerësohet se ish-futbollisti profesionist ka më shumë se 60 tatuazhe, shumë prej të cilave i dedikohen familjes së tij. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/brooklynpeltzbeckham)
The post Brooklyn Beckham është admirues i tatuazheve, 70 prej tyre i dedikohen bashkëshortes appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com