comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

BimBimma thumbon pseudo-artistët shqiptarë: Qysh po i thoni vetes legjendja, kur kurrë s’keni kënduar ‘live’

Reperi i njohur BimBimma është shumë i pëlqyer dhe i dashur nga publiku shqiptar për këngët e tij.

Ai është tekstshkrues i shumë këngëve të njohura, gjersa nuk ka refuzuar të shkruajë këngë edhe për artistë tjerë të njohur të tregut tonë.

MURDITA AV LODHT

A post shared by BimBimma (@nrbim) on Aug 5, 2018 at 6:01am PDT

Por mesa duket, reperi di edhe të jetë kritik herë pas here, veçanërisht me ata artistë që e mbiztorëojnë veten e tyre.

Përmes një statusit të publikuar së fundmi në rrjetin social Facebook, BimBimma reagon me ashpërsi ndaj pseudo-artistët që e quajnë veten legjendë, por që nuk interpretojnë ‘live’.


Bimbimma paralajmëron këngën e re, publikon videon e shkurtërBimbimma paralajmëron këngën e re, publikon videon e shkurtër

“Qysh be i thuni vetit artista/artiste, e legjenda etj etj! E kurr njet skeni knu Live! Pozera t’r**it! Spo dihet a osht hip hop shoë a fashion shoë! The fuck outta here, shoë offs!”, ka shkruar BimBimma.

Ai kësaj radhe sikur nuk la të kuptohet nëse ku thumb është specifikisht i drejtuar dikujt, megjithatë në komente fansat aluduan duke përmendur disa reperë vendorë.

Njëri prej të paramenduarve nga fansat ishte Unikkatili, i cili mbrëmë (e shtunë) ka mbajtur koncertin e tij të parë në Durrës, së bashku me disa anëtarë të labelit të tij. /Telegrafi/

The post BimBimma thumbon pseudo-artistët shqiptarë: Qysh po i thoni vetes legjendja, kur kurrë s’keni kënduar ‘live’ appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com